Dimitrov: Zgjedhja mes Siljanovskës dhe Pendarovskit nuk do të jetë e vështirë

Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov sot përmes facebook uroi Stevo Pendarovskin, të cilin sot e zgjodhën delegatët e LSDM-së në Kongresin e 23-të ndërsa do të jetë kandidat i përbashkët presidencial i LSDM-së dhe BDI-së si dhe i 29 partive politike nga koalicioni qeverisës në zgjedhjet e 21 prillit.

Marketing

Na duhen zgjedhje presidenciale të lira dhe demokratike dhe një president i cili do të jetë një partner i qeverisë në realizimin e qëllimit historik. Partner parimor por gjithashtu edhe një korrektues i mënyrës së udhëheqjes së politikës.

Mendoj se zgjedhja midis kandidatëve, veçanërisht midis znj. Siljanovska dhe Stevo Pendarovskit, nuk do të jetë e vështirë. Me fat Stevo !, ka shkruar Dimitrov në profilin e tij në Facebook.

Marketing