Dimitrovi nga Sofja: Jemi të fokusuar në tetor

Jemi të fokusuar në tetor. Treguam marrëdhënie evropiane ndaj rajonit, ndaj fqinjësisë, ndërtojmë ura. Në vend kemi kthesë të jashtëzakonshme demokratike në dy vitet e fundit. Mendoj se jemi absolutisht të përgatitur për ta filluar procesin aderues. Nuk jemi të gatshëm për anëtarësim, megjithatë duam që procesin ta shfrytëzojmë si mjet për t’u bërë demokraci reale evropiane, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov sot në Sofje në takimin e Këshillit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Organizatës për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi.

Marketing

Ai theksoi se është optimist dhe se nuk ka alternativë tjetër përveç rrugës evropiane. Nëse vendi nuk merr datë për negociata aderuese, sipas Dimitrov, do të dërgojë mesazh të keq në tërë rajonin se ndoshta nuk ia vlen të investohet kapital politik në kompromise evropiane dhe të punohet në mënyrë të fokusuar në reformat.

“Mendoj se ky do të jetë një mesazh shumë i rrezikshëm, megjithatë unë nuk shoh alternativë. Ne jemi të rrethuar me vende anëtare, ekonoMEDIAL është ngushtë e lidhur me ekonominë e Evropës. Mbi 70 për qind e asaj që e prodhojmë, eksportojmë në tregun evropian, mbi 70 për qind e kompanive që investojnë tek ne, vijnë nga vendet anëtare të BE-së.

Nuk ka rrugë tjetër, megjithatë ajo rrugë është më e vështirë nëse nuk e kemi mjetin e aderimit”, ka thënë Dimitrov.
Ai shtoi se rajoni nuk ka shumë kohë dhe nuk ka të drejtë në gabime. “Kemi betejë për t’i mbajtur të rinjtë në vend se për ta sot është më lehtë për të gjetur jetë evropiane jashtë vendit, sesa të qëndrojnë dhe të luftojnë me ne për jetë evropiane në atdheun e tyre”, theksoi Dimitrov.

Lidhur me Shqipërinë dhe aderimin e saj ndaj BE-së, Dimitrov tha se ajo që i duhet rajonit është një dinamikë pozitive dhe se si shtet do të dëshironin edhe Shqipëria të marrë vendim pozitiv politik, por se kjo nuk është në duart tona.

“Vizioni ynë për Ballkanin është se nuk mund të jemi shtet i gëzuar dhe i suksesshëm, nëse fqinjët tanë nuk janë mirë dhe interesi ynë egoist thotë se është mirë edhe Shqipëria të bëjë një hap përpara. Megjithatë ne nuk jemi ata që vendosin. Mendoj se në rajon na duhet një dinamikë pozitive. Esenca e procesit të aderimit është që çdo shtet të vlerësohet sipas arritjeve të veta. Unë jam i bindur se duhet të bëjmë gjithçka për të ndihmuar.

Ne sinqerisht jemi gëzuar kur Mali i Zi e bëri atë hap. Në samitin në Bukuresht në vitin 2008 ishim së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë, Ne ishim të dëshpëruar për fatin tonë, por u gëzuam atëherë për tjetrin. Duhet të mësojmë që të gëzohemi për tjetrin dhe të ndihmojmë. Ne do të dëshironim edhe Shqipëria të gëzohet për suksesin tonë”, theksoi Dimitrov.

Ai sot në Sofje u takua edhe me kolegen e tij bullgare Ekaterina Zaharieva me të cilën, siç deklaroi, kanë biseduar edhe për implementimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. “E jona është që të sigurojmë hapësirë politike dhe kushte pozitive që punët të shkojnë atë ku duhet të shkojnë”, ka thënë Dimitrov.

Paralajmëroi takim të ri me ministren Zaharieva javën e ardhshme në Poloni, ku do të mbahet Samiti në kuadër të Procesit të Berlinit, prej ku, siç tha, do të dëgjojmë lajm të mirë lidhur me atë se kush do të jetë nikoqir në Samitin e ardhshëm. .

Marketing