Dimova: Të mbizotërojë arsyeja përball izolimit që i kanoset Maqedonisë

Besoj se do të mbizotërojë arsyeja dhe Republika e Maqedonisë do të zgjedh rrugën e duhur për tu zhvilluar si shtet modern dhe demokratik, në vend të izolimit që i kaosit nëse klasa politike nuk vepron në mënyrë të arsyeshme, kështu vlerëson Lidija Dimova nga Lidhja Social Demokrate (LSDM) e Zoran Zaevit, transmeton Zhurnal.

Marketing

“Besoj se do të mbizotëron arsyeja, porositë të cilët i morrëm edhe kancelarja Angela Merkel dhe euro-komisari Johanes Han, ta tregojnë se si mund të jetë përfundimi nëse dështon Marrëveshja e Presepës dhe cilat janë përparësitë nëse ajo ka sukses. Kjo është një lojë politike. Nuk duhet të jesh jurist që të kuptoshë se çfarë i sjell Maqedonisë Marrëveshja e Prespës, dhe çfarë humbasim në afat të gjatë nëse ajo dështon”, ka thënë në debat televiziv në Kanal5, Lidija Dimova nga LSDM-ja, përcjell Zhurnal.

Sipas saj, askush nga ata që kundërshtojnë dhe rrahin gjoksin nuk tregon se cila do të ishte alternativa tjetër kundërejt anëtarësimit në NATO dhe BE, mendosj shton mëtej ajo, se sado që të futemi në humnerë përsëri përgjegjësi mbajmë para qytetarëve.

Nga ana tjetër, analisti Lupço Ristovski ka vlerësuar se rezulatetet e Referendumit i japin grushtë në shpinë deputetëve që të mos i votojnë ndryshimet Kushtetuese, mendoj shprehet ai mëtej, se ky veprim i VMRO-DPMNE-së ka qenë i pritshëm që të mos i mbështes ndryshimet e propozuara Kushtetuese të Qeverisë.

“Maqedonisë i duhet një zgjidhje dinjitoze, ka edhe alternativa tjera”, theksoi Ristovski.

Marketing