Dimovski: Denoncuesit e bombave janë inkurajuar sepse nuk mund t’i zbulojmë

Vetëm brenda një jave në vend ka pasë paralajmërime të rreme për vendosjen e bombave në shkolla dhe institucione, e ku numri i tyre arrinë në rreth 120, e që ka ndikur tek qytetarët që të ulet besimi tek institucionet e sigurisë, thonë njohësit e mirë të rrethanave të sigurisë.

Marketing

Profesori Universitar Zlate Dimovski nga Fakulteti për Siguri ka pohuar në një intervistë për Radion Europa e Lirë se ekspertët e këtyre lëmive deri më tani do ti kishin zbuluar këto paralajmërues.

Ai thotë se ky problem u bë i madh dhe u ka dhënë motive edhe më të mëdha këtyre paralajmëruesve, sepse institucionet nuk po mund ti kapin.

“Njerëzit e praktikës deri më tani këtë do ta zgjidhnin, por duke mos e zgjidhur këtë problem, intenziteti për paralajmërime të tilla po rritet. Paralajmëruesit tani janë të motivuar se vendi nuk ka metoda për ti kapë, dhe prandaj edhe vazhdojnë në këtë intenzitet. Këto dukuri ne nuk mund ti heshtim, sepse edhe sikur ti heshtim, dhe mos të krijojmë panikë, qytetarët dhe opinioni prap do ta kupton sepse po na ndodhë tek shtresa më e ndishme e shoqërisë sonë siq janë fëmijët. Qëllimi i paralajmëruesve është që sa më shumë të marin vëmendjen e opinionit dhe të fusin frik tek popullata, që tanimë këtë qëllim e kanë arritur.” – tha Profesori universitar, Zlate Dimovski.

E njëjta problematik ishte e pranishme edhe në Serbi dhe në Mal të Zi, por kjo dukuri mori fund shumë shpejt, dhe sipas profesorit Dimovski këto dy vende gjetën zgjidhje përmes Provajderëve përmes Google, por e rëndësishme është se këto vende nuk ju dhanë aq shumë pompozitet këtyre informacioneve. Duhet të vendoset strategji nacionale që të shkëmbehen informacionet me këto dy vende, se si ato kanë zgjedhë këtë problem.

“Ne po reagojmë aq sa kemi kapacitete si njerzore, ashtu edhe materiale. Prandaj ne si vend duhet të investojmë edhe më shumë në botën teknologjike, sepse era e botës së teknologjisë na detyron që në këtë drejtim të punojmë edhe më shumë. Vetëm MPB nuk mund të jetë përgjegjëse, por këtu duhet të gjithë ne të japim kontributin tonë, sepse paralajmëruesit po ndikojnë në jetën e të gjithë nëve, duke ndikuar në sferat e ekonomise, sigurisë, politikës” – u sh[rej Dimovski.

Dimovski në fund potencoi se data-baza e institucioneve nuk janë të sigurta, ndërsa në situatën e përgjithshme të sigurisë kanë ndikuar edhe kthimi i personave nga zonat e luftrave, apo pjesmarja e tyre në grupet terroriste.

Marketing