Formacionet zyrtare, Inter-Lecce

Pas humbjes së pa pritur kundër Bolonjës, Interi do të kërkojë të rikthehet te fitorja ndaj Lecces, skuadër me të cilën do të ballafaqohet sot me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Giuseppe Meazza”.

Marketing

Lufta për titull tashmë është një ëndërr e përfunduar, derisa “Neroazzurrët” po luftojnë për një vend që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Skuadra e SImone Inzaghit është në vendin e tretë me 47 pikë, kurse rivali i tyre ka 27 pikë në vendin 15-të.

Këto janë formacionet zyrtare:

Inter: Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Gosens; Lautaro Martinez, Dzeko

Lecce: Falcone; Gendrey, Umtiti, Tuia, Pezzella; Gonzalez, Hjulmand, Maleh; Strefezza, Ceesay, Di Francesco

Marketing