Në Kuvend ende nuk ka arritur raporti i Këshillit të prokurorëve publikë. Nga mediumet kuptuam se në të ka konkludim me të cilin iniciohet procedura për shkarkimin e prokurores speciale publike Katica Janeva, por nuk i dimë ende bazat ndaj të cilave kërkohet kjo. E presim raportin dhe në momentin kur do ta marrim do të inkuadrohemi urgjentisht në drejtim të përshpejtimit të procedurës, deklaroi sot kryetari i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Ilija Dimovski.
Gjatë ditës ai filloi konsultime me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me një pjesë të koordinuesve të grupeve të deputetëve.
Procedura, siç tha, është e ndërlikuar, është e nevojshme të sigurohet harmonizim nga partitë politike, Komisioni ta sjell konkludimin, praktikisht Komisioni duhet të propozojë shkarkimin e prokurores speciale publike dhe më pas të caktohet seancë e Kuvendit për shkarkimin e Janevës nga funksioni i prokurorit speciale publik.
“Këshilli i prokurorëve publikë edhe pse është një periudhë më e gjatë nën presion politik nga disa qendra të fuqishme në shtet, tani për tani arrin të rezistojë dhe të veprojë në mënyrë strikte ashtu siç parashikojnë ligjet, veçanërisht Ligji për PP. Apeloj që Këshilli i PP-së ashtu në mënyrë profesionale, në mënyrë të ligjshme në periudhën në vijim me qëllim aq sa, edhe pse është prishur sistemi juridik me qeverisjen e LSDM-së dhe është prishur besimi i plotë edhe në prokurorinë e rregullt edhe në PSP edhe në sistemin gjyqësor të shtetit, të tentojmë të kthehet ngadalë besimi në sistemin gjyqësor”, theksoi Dimovski.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Dimovski tha se si kryetar i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve ai nuk ka për obligim ta presë rezultatin nga konsultimet, negociatat ose votimi eventual, gjegjësisht mosvotimi i ligjit të ri për prokurorinë publike.
“Në këtë moment dhe të paktën edhe një vit mund të jemi të sigurt se ekziston Ligj për PSP-së dhe derisa ai ligj është në fuqi, si kryetar i Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve duhet ta ndjek edhe unë edhe të gjithë organet dhe trupa e thirr në shtet. Nëse ndryshon diçka në kuptim legjislativ, atëherë do të harmonizohemi me rregullat e reja”, ka thënë Dimovski.
Në pyetje të gazetarëve se mandati i Janevës skadon më 15 shtator të këtij viti dhe si më pas do të funksionojë PSP-ja, Dimovski tha se nëse arrihet deri në atë situatë të mos sillet ligj i ri ose t’i përfundojë mandati Janevës ose të shkarkohet, atëherë Kuvendi do të ketë për obligim, duke e përfshirë edhe Komisionin ta fillojë procedurën e re për zgjedhjen e prokurorit special publik.