Dimovski: Nuk do të lejojmë në ASN të punojnë njerëz me konflikte interesi

Drejtori i Agjencisë për siguri nacionale (ASN), Viktor Dimovski në intervistë për MIA-n thekson se prioritet themelor është të përfundohet reforma dhe të fillojnë me punë si subjekt relevant i sigurisë, që do të ketë kapacitet t’u përgjigjet sfidave bashkëkohore të sigurisë dhe të kujdeset për sigurinë nacionale.

Marketing

Para vizitës së punës të paralajmëruar për nesër në ASN nga ana e Komisionit kuvendor për mbikëqyrje ndaj zbatimit të masave për ndjekje të komunikimeve, ai theksoi se përcaktimi i kryesisë është të kenë qasje të re, transparencë të plotë ndaj opinionit, tërësisht të hapur në raport me komisionet kompetente kuvendore.

Dimovski foli edhe për vërejtjet në opinion lidhur me selektimin e kuadrove të punësuar në Agjenci. Ai thotë se komisioni ka mbajtur 39 takime gjatë periudhës së kaluar dhe përfundimisht e ka miratuar listën me numrin e nevojshëm të të punësuarve të cilët i përmbushin kriteret që ishin caktuar paraprakisht.

Nuk do të lejojmë, theksoi, në Agjenci të punojnë mundësisht njerëz të cilët kanë konflikt interesash, të ketë pjesëtarë të cilët nuk i përmbushin kushtet e përgjithshme dhe të posaçme. Potencoi se kanë mbajtur llogari për obligimin ligjor për përfaqësimin e drejtë, por edhe në mënyrë të rreptë i kanë respektuar dispozitat e nenit 67 të Ligjit për kandidatët për punësim apo të atyre të cilët kanë punuar në DSK-në e mëparshme me shtetësi të mundshme të dyfishtë.

Është me rëndësi të përmendet, nënvizoi ai, se vetingu nuk paraqet akt, por proces dhe për të gjitha njohuritë që i kanë dhe për kandidatët tashmë të selektuar, do të shqyrtohen në suaza të një procesi të kontrollit dhe do të udhëhiqemi në bazë të rezultateve të fituara nga ai proces i kontrollit.

Në këtë fazë, informoi Dimovski, është bërë riveting për kandidatët tashmë të selektuar, megjithatë ai proces në vazhdimësi dhe në mënyrë periodike ripërtërihet dhe bëhen kontrolle plotësuese.

Çdoherë kur të marrin njohuri të caktuara shtesë se për cilin do prej të punësuarve ekzistojnë informata të caktuara të cilat i sjellin në pikëpyetje kushtet e përgjithshme dhe të posaçme të nenit 67 të Ligjit, gjithsesi se ato informata shtesë shqyrtohen dhe në kontekst të njohurive të marra ndërmerren mas të mëtutjeshme, thotë Dimovski.

Marketing