Dimovski për të enjten e caktoi seancën e Komisionit për shkarkimin e Janevës

– Kryetari i Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime, Ilija Dimovski për të enjten në ora 12 ka caktuar seancë ku do të rishikohet raporti i Këshillit të prokurorëve publik për shkarkimin e prokurores speciale, Katica Janeva.

Marketing

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje e ka dorëzuar raportin e Këshillit të prokurorëve publik për shkarkimin e Janevës deri te Dimovski nën shenjën “konfidenciale”.

Dimovski ka informuar se ende nuk e di nëse për raportin do të diskutohet në dyer të mbyllura ose seanca do të jetë publike dhe ka paralajmëruar se do të dërgojë kërkesë deri te kryetari i ri i Këshillit të prokurorëve publik Aco Kolevski të deklasifikojë dokumentin.

Për atë nëse seanca do të jetë publike ose e mbyllur, Dimovski konsideron se duhet të vendos Komisioni me dy të treta të shumicës, jo të jetë vendim i Këshillit të prokurorëve publik.

Qëndrim i tij personal është se Komisioni për çështje dhe emërime duhet të jetë i hapur për opinionin për siç tha, “besimit më të madh të qytetarëve në Kuvend dhe sistemin gjyqësor”.

Ka thënë se vendimi i Komisionit lidhur me procedurën për shkarkimin e Janevës sillet me shumicë të thjeshtë.

Dimovski ka paralajmëruar se do të kërkojë nga Talat Xhaferi informatë se kush janë katër partitë politike që të sigurojë ujdi lidhur me këtë procedurë ashtu siç nevojitet pajtueshmëri për emërim.

Kryetari i Komisionit ka thënë se në raportin që deri tani kanë pasur mundësi ta shqyrtojnë vetëm ai dhe Xhaferi ka elemente të mjaftueshme që procedura rreth shkarkimit të fillojë dhe të përfundojë.

Ka informuar se edhe në seancë plenare nuk do të diskutohet mbi raportin e Këshillit të prokurorëve publik, por për raportin dhe konkluzën që do ta sjell Komisioni për çështje dhe emërime.

Sipas Rregullores parlamentare pasi të përfundojë diskutimi i Komisionit, kryetari i Parlamentit duhet të thirr seancë plenare për shkarkimin e Janevës. Vendimin përfundimtar i deputetëve do të duhet në fund ta vërtetojë edhe Këshilli i prokurorëve.