Dimovski pyet Zaevin: A e keni shkarkuar Tevdovskin sepse ka refuzuar të nënshkruan huamarrje për ndërtimin e qendrës së re klinike?

A është e vërtetë që Ministri i Finansave është shkarkuar sepse ka refuzuar të nënshkruan huamarrje për ndërtimin e qendrës të re klinike, kjo ishte pyetja e deputetit të VMRO-DPMNE-së Ilja Dimovski, drejtuar kryeministrit Zoran Zaev në seancën e sotme parlamentare.

Marketing

“Një herë thoni se Tevdovski do të jetë këshilltarë i juaj, ndërsa sot ai thotë çao amore”, tha Dimovski duke shtuar se kjo qeveri nuk mund të tregon rezultate të mëdha sepse sipas tij në 10 muajt e ngelura nuk ka shumë kohë që të përpilohet projekt/dokumentacion dhe të hedhet gurthemel.

Kryeministri Zaev reagoi se nuk është e vërtetë se Tevdoski ishte kundër ndërtimit të qendrës së re klinike, por siç tha kryeministri, ai është përpjekur për kompleks tërësisht të ri në lokacion tjetër.

Marketing