Dimovski: Vetëm Kuvendi është kompetent për shkarkime dhe emërime në PSP

Kryetari i Komisionit kuvendar për zgjedhje dhe emërime Ilija Dimovski, është decid se vetëm Kuvendi është kompetent për zgjedhjen e zëvendësuesit të Katica Janevës, e cila mbrëmë u paraburgos për 30 ditë.

Marketing

Dimovski thotë se edhe zgjedhja edhe shkarkimi në PSP është e rregulluar me ligj dhe nuk mund të bëhet me ndonjë ligj tjetër.

“Procedura është e rreptë, pasi edhe institucioni është i rëndësishëm. Në të dy procedurat (emërim dhe shkarkim) Kuvendi dhe Komisioni për zgjedhje dhe emërime nuk mund të anashkalohen, gjegjësisht as të shkarkojë në PSP, e as të emërojë ushtrues të detyrës”, thotë Dimovski.

Ai më tej thotë se vendimin përfundimtar për emërime dhe shkarkime në PSP e ka Kuvendi dhe sipas tij, çdo gjë jashtë tij është joligjore.