Dimovski: VMRO po shkon në drejtim të gabuar

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski, përmes një deklarate me shkrim thotë se partia opozitare maqedonase është duke lëvizur në drejtim të gabuar.

Marketing

Ai shton se mbetet në qëndrimin kundër marrëveshjes me Greqinë, kundër ndryshimeve kushtetuese, ndërsa përsërit qëndrimin se VMRO-DPMNE-ja nuk është duke lëvizur në drejtimin e duhur.

“Mbetem në qëndrimin tim parimor se Marrëveshja e Prespës ka përmbajtje të dëmshme, se pushteti në mënyrë të gabuar e ka udhëhequr gjithë procesin, se unë si deputet nuk kam mandat për ta ndryshuar Kushtetutën. Si dhe gjithashtu mbetem në qëndrimin se VMRO-DPMNE-ja për një kohë të gjatë, edhe para edhe pas Kongresit të Vallandovës është duke shkuar në drejtim të gabuar, që shihet tek qëllimet e parealizuara të partisë”, thotë Dimovski.

Marketing