Dinamo Zagrebit i lëndohen dy super lojtarë – në dyshim për ndeshjen e kthimit ndaj Shkupit

Dinamo Zagreb barazoi mbrëmë në Maksimir 2:2 ndaj Shkupit në ndeshjen e parë të xhiros së dytë kualifikuese të Champions League dhe e vështirësoi shumë rrugën drejt Ligës së Kampionëve.Kampioni kroat ishte një favorit i madh, por skuadra e Ante Cacic u ndal nga ekipi i Shkupit, përcjell GazetaBlic Sport.
Dinamo Zagreb poashtu ka mbetur pa dy lojtarë shumë të rëndësishëm dhe ende nuk dihet nëse ata do të luajnë në ndeshjen e kthimit ndaj Shkupit.Në minutën e 16-të të ndeshjes është dashur të largohet nga loja Josip Sutalo, i cili tashmë ka një listë të gjatë të lëndimeve në vitin e fundit. Sutalo ndjeu dhimbje në muskul dhe u largua nga loja.
Për më keq për Dinamon, i lënduar ka mbetur edhe Kevin Theophile-Catherine, i cili zëvendësoi Sutalon, ndaj edhe ai do të jetë jashtë për të paktën disa javë.Kjo do të thotë se Cacic do të luajë ndeshjen e kthimit me shumë gjasë pa dy super lojtarë.

Marketing