Disa qytetarë, gjendjen me virusin korona e vlerësojnë si shumë serioze, por ka erdhe prej tyre që nuk e besojnë dhe thonë se është gënjeshtër.
Shkaku i rekomandimeve për të qëndruar në shtëpi, por edhe bora, në qytet kishte shumë pak lëvizje të qytetarëve. TV21 doli për t’i pyetur, se sa me seriozitet e shohin gjendjen me virusin dhe se a i respektojnë masat e Qeverisë për mbrojtje nga Covid 19.
Qytetari: “Mendoj se është mjaftueshëm serioz virusi. Gjithsesi i respektojmë, vetëm se kemi edhe obligime ndonjëherë duhet edhe patjetër të dalim, sa më shkurt që është e mundur të kryejmë punë dhe të ikim për shtëpi. I respektojmë të gjitha masat, dezinfektim I duarve, higjiena dhe gjëra të tilla.
Qytetari: “Të ju them të drejtë mendoj se është serioze gjendja. Ashtu edhe siç po kalon koha gjendja është edhe më e serioz, edhe në ekonomi ndjehet kjo. Po I respektojmë masat e Qeverisë, tha njëri nga qytetarët.
Ndërsa njëri nga të anketuarit nuk beson se ekziston virusi korona.
“Kjo është katastrofë, nuk ka njerëz. Duket sikur jemi në luftë edhe luftë ishte dhe nuk ishte kjo gjendje .Turp .Kjo luftë nuk është luftë, kjo është katastrofë , më zi se lufta, tha njëri nga qytetarët.
TV21:Ju nuk besoni se ka virus?
Qytetari: Jo nuk besoj asgjë, e gjithë kjo është një gënjeshtër nga Qeveria jonë. Kjo është larje parash, ata që kanë të marrin edhe më shumë , ndërsa neve ne të mbesim me xhepa thatë.
Shumë prej qytetarëve nuk dëshironin të përgjigjeshin, e disa të tjerë nuk deshën të flasin sepse nuk ishin të mbrojtur me maska dhe doreza.