Disa fakte dhe statistika për Botërorin

Kampionati Botëror “Rusia 2018” nis sot në ora 17:00, me ndeshjen hapëse mes nikoqirit, Rusisë, dhe Arabisë Saudite.

Marketing

Kjo është hera e 21-të që mbahet kompeticioni më i ndjekur në historinë e sporteve.

Në 20 herët e kaluara kanë triumfuar vetëm tetë kombëtare: Brazili pesë herë, Gjermania dhe Italia nga katër herë, Argjentina dhe Uruguai nga dy herë, si dhe Anglia, Franca dhe Spanja nga një herë.

Antonio Carbajal i Meksikës, Lothar Mathaeus i Gjermanisë dhe Gianluigi Buffon i Italisë, janë lojtarët me më së shumti paraqitje në këtë garë.

Ata kanë marrë pjesë në pesë Kampionate Botërore.

Ndeshja me më së shumti gola në Botëror është ajo e vitit 1954 mes Austrisë dhe Zvicrës, 7:5.

Marketing