Disa fotoreporterëve nuk u lejohet t`i fotografojnë liderët para takimit në Klubin e deputetëve

Disa fotoreporterë sot pasdite nuk arritën t’i fotografojnë liderët e partive politike të cilët arritën para Klubit të deputetëve në takimin e liderëve. Pjesëtarët e sigurimit nuk u lejuan atë ta bëjnë në hyrjen e objektit siç kërkuan.

Marketing

Në shenjë proteste, fotoreporterët i lëshuan fotoaparatet para hyrjes së Klubit të deputetëve.

Një pjesë prej tyre të cilët janë në Klubin e deputetëve dhe e presin rezultatin nga takimi i liderëve, thonë se kolegët e tyre kanë dashur t’i fotografojnë liderët në hyrjen e objektit derisa dilnin nga automjetet që deri tani ishte praktikë e zakonshme në takime të tilla. Thonë edhe se gjatë debatit me sigurimin dhe përfaqësuesit e Qeverisë u është thënë se për shkaqe sigurie nuk mundet të fotografojnë prej atje dhe se urdhra të tilla kanë marrë nga policia.

Marketing