Disa fshatra të Shkupit nesër pa energji elektrike

Konsumatorët në hyrjen e fshatit Radush nesër prej orës 9:00 deri në 15:00 do të mbeten pa furnizim me energji elektrike.

Marketing

Prej orës 9.30 deri 14:30 pa rrymë do të jenë një pjesë e konsumatorëve të fshatit Bojan, prej orës 9:00 deri 13:00 konsumatorët në fshatin Studeniçan, prej orës 10:30 deri 12.30 konsumatorët e fshatit Gornjan, Banjan, një pjesë e fshatit Mirkovci, Karaula Ramno dhe hidrocentrali Hidro Invest, ndërsa prej orës 12:30 deri 14:30 konsumatorët e fshatit Çardak, Glluvo, Brazda, Orizare e Epërme dhe një pjesë e fshatit Mirkovci.

Në periudhën prej 12:00 deri 15:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbeten rrugët “Jabllanica” dhe “Sasa” në komunën Kisella Voda, prej orës 8:00 deri 11.30 një pjesë nga rrugët “Varasha”, “Zharko Zernjanin” dhe “Sllavka Dimovska” në të njëjtën komunë, prej orës 8:30 deri 14:30 rrugët “Gjorgji Kapçev” dhe “2”, si dhe rrugët përreth në komunën Aerodrom, prej orës 9:00 deri 15:00 rrugët “1”, “4” dhe “6” në fshatin Batinc.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e aktiviteteve teknike në shpërndarjen e rrjetit nga ana e ekipeve të SHA EVN Maqedoni. .