Disa persona janë arrestuar në lidhje me trupin e gruas që u gjet në një qese

Disa persona janë ndaluar nga policia në lidhje me rastin e gjetjes së trupit të gruas në një qese të zezë rrugës për në fshatin e Shkupit Orizare e Epërme.
Siç shkruan Libertas, e cila thirret në burime nga hetimi, bëhet fjalë për një grua e cila ka jetuar në afërsi të Orizares së Epërme.
Trupi u gjet më datë 05.08.2019 ndërsa rastin në polici e ka dorëzuar një person i cili ka qenë duke kryer punë në fushë.
Prokurori ka urdhëruar që mbi trupin e gruas të bëhet obduksion.

Marketing
Marketing