Disa pjesë të Australisë pas zjarreve ballafaqohen me përmbytje

Nga bubullimat dhe reshjet e mëdha të shiut sot janë goditur pjesët e bregut lindor të Australisë, ndërsa për shkak të përmbytjeve janë mbyllur një numër i caktuar i akseve kryesore rrugore.

Marketing

Në të njëjtën kohë në disa pjesë të Australisë, ku nuk bie shi, ende janë aktive 100 zjarre në të cilat humbën jetët 29 njerëz, ndërsa janë shkatërruar më shumë se 2.500 shtëpi, ndërsa është djegur sipërfaqe aq sa është Gjermania.

Shtetet australiane Viktoria, Uellsi i Ri Jugor dhe Kuinslend, të cilat më së shumti ishin goditur nga thatësirat dhe zjarret tani ballafaqohen me përmbytje të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme.

Në Kuinslend janë mbyllur rrugët, si dhe shumë parqe dhe atraksione turistike. Ndërsa moti i keq në disa pjesë të Uellsit Jugor, shkaktoi ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, ndërsa shërbimi i zjarrfikësve kumtoi se shiu i madh ka ndihmuar të vihen nën kontroll 75 zjarre.

Në Viktoria ende digjen dhjetëra zjarre, por është anuluar urdhëri për evakuim të banorëve në pjesën malore. Edhe në atë shtet federal shiu ndihmoi në shuarjen e zjarreve, por u krijua tym i dendur, që mund të ndikojë në mbajtjen e xhiros së fundit të garave kualifikuese të tenisit të “Australia open”.