Disa pjesë të komunave dhe fshatrave të Shkupit nesër pa energji elektrike

Një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve me nr. “52”, “48”, dhe “50”, rruga për në fshatin Lubanc, rrugët “Radishanska”, “18”, “28”, “Butelska”, “20”, “46” dhe rrethina e komunës së Butelit nesër nga ora 08:30 deri në orën 14:30 do të mbesin pa energji elektrike.

Marketing

Nga ora 09:00 deri në orën 11:30 pa energji elektrike do të jenë edhe objektet me nr 2, 4 dhe 6 nga rruga “Bllazho Orlandiq” në komunën Aerodrom, nga ora 09:00 deri në orën 12:00 një pjesë e rrugës “Vanço Mickov” në komunën Karposh, nga ora 08:30 deri në orën 11:00 të gjitha objektet në ish fabrikën e Qelqit, NAS-GAS BA Kompani, të gjithë konsumatorët e mëdhenj dhe të vegjël brenda fabrikës së Qelqit, të gjitha objektet në bulevardin “Boris Trajkovski” që marrin energji nga trafostacionet pronësi e ish fabrikës së Qelqit në komunën Kisella Voda, ndërsa nga ora 08:30 deri në orën 10:00 një pjesë e fshatrave Raoviq, Paniçar, Llaskarcë dhe Bukoviq.

Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat e qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e punëve teknike të planifikuara në rrjetin distributiv nga ana e ekipeve të SHA “EVN Maqedoni”.