Disa pjesë të Shkupit nesër do të jenë pa rrymë elektrike

Pa rrymë nesër do të mbesin disa pjesë të komunave Gazi Babë, Zelenikovë dhe Aerodrom, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Shkup.

Marketing

Në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 14:30, pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga kampi stërvitës Vardar dhe Ndërtesat banesore te kampi stërvitës Vardar në komunën Gazi Babë, prej orës 9:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit nga Taori, Studeniçani, Morana, Novo Sella, Gradovci, Gumaleva, Oreshani, Smesnica, Tisovica, Dejkovci, Dobrina, Pakosheva, NTH Zelenikovë – Jane Sandanski në komunën Zelenikovë, ndërsa në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 16:00, shfrytëzuesit e rrugës 2 fshati Lisiçe e Poshtme në Komunën Aerodrom.

Marketing