Disa pjesë të Shkupit sot pa rrymë

Disa pjesë të komunave të Shkupit, Butel dhe Karposh sot do të jenë pa rrymë, njoftuan nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza – Shkup.

Marketing

“Nga ‘EVN Maqedoni’ SHA kemi marrë njoftim se sot për shkak të ndërhyrjeve teknike të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes elektrike, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e komunave Butel dhe Karposh. Nga ora nëntë deri në orën 14:30, pjesë e rrugës “1558”, nga numri 50 deri te numri 60 në lagjen Radishan, Komuna e Butelit. Nga ora nëntë deri në orën 12 gjithashtu, konsumatorët e rrugës “Llovqenska” numër 21,23,25,27 dhe rrethinë, në Komunën Karposh”, thuhet në kumtesë.

Marketing