Disa rajone të Shkupit nesër pa energji elektrike

Pa energji elektrike në periudha të caktuara kohore do të mbesin një pjesë e Butelit, Gazi Babës dhe Kisella Vodës.

Marketing

Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave kumtoi se nga ora 08:30 deri në ora 14:30 pa energji elektrike do të jenë banorët e rrugës 30 dhe Lubotenski Pat në komunën e Butelit, ndërsa nga ora 9:00 deri në ora 11:30 shfrytëzuesit e vendosur në objektet e “Staklara” dhe objekti te restoranti “Gradina” dhe “Sardoniks” në komunën e Kisella Vodës.

Në periudhën prej orës 09:15 deri në ora 11:45, pa energji elektrike do të mbeten banorët e rrugëve “Boro Todoroviq”, “Miodrag Iliq”, “Brigada Ndërkombëtare” dhe rruga 158, si dhe disa nga shfrytëzuesit nga rruga 519 dhe objektet e “Mekanika” “Autoguma” në Gazi Babë. Nga ora 11:45 deri në ora 14:00 pa energji elektrike do të jenë objekti i “Autokarasrija” dhe shfrytëzuesit nga rrug 516 në komunën e Gazi Babës.