“DISCO Transparency”, zbulimi revolucionar i neurologut turk

Neurologu turk, dr. Ali Erturk, ka arritur të bëjë transparent dhe të fortë si plastika trupin e miut nëpërmjet metodës së patentuar prej tij ​​​​​​​me emrin “DISCO Transparency”, një shpresëe re për kurimin e shumë sëmundjeve vdekjeprurëse…

Marketing

Dr. Ali Erturk, një neurolog turk që realizon kërkime në laboratorin e Universitetit “Ludwig Maximilian” të Gjermanisë, ka arritur të bëjë transparent dhe të fortë si plastika trupin e miut nëpërmjet metodës së patentuar prej tij me emrin “DISCO Transparency”.

Sipas tij, kjo metodë do të mundësojë një hulumtim mikroskopik më të detajuar të sëmundjeve si dementia, paraliza, diabeti dhe kanceri.

Mjeku turk e ka prezantuar këtë zbulim në takimin e Shoqatës së Neurologëve në qytetin San Diego të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zbulimi dhe risia teknologjike në fjalë është publikuar në shumë revista shkencore, me në krye “Nature”.