Diskutim onlajn dhe prezantim i librit të bardhë “Ministra efektivë: Si drejt rezultateve dhe besimit nga qytetarët?”

Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) sot do të organizojë diskutim onlajn dhe prezantim të librit të bardhë “Ministra efektivë: Si drejt rezultateve dhe besimit nga qytetarët?”.

Marketing

Në diskutim do të marrin pjesë Radmila Shekerinska, Ministre e Mbrojtjes, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Trajko Sllaveski, ish-Ministër i Financave, Qeveria e Republikës së Maqedonisë (2006 – 2009), Dejan Jakimovski, Shef i Sektorit për Sesione Qeveritare, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së RMV-së, Oven Paun, Drejtor i Përhershëm i Programit, Instituti Ndërkombëtar Republikan; Ilina Mangova, zëvendësdrejtore, – Instituti Ndërkombëtar Republikan dhe Ana Alibegova, Menaxhere e Programit, Instituti ndërkombëtar republikan.

“Ky libër i bardhë kap nga afër punën e ministrave në qeveritë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i përshkruan proceset e punës, përgjegjësitë, konsideratat dhe qasjen e tyre për zgjidhjen e problemeve në vend. Dokumenti bazohet në të dhëna të marra nga disa burime: intervista të kryera nga ekipi i Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) në periudhën nga marsi deri në maj të vitit 2020, me 13 ministra aktualë dhe ish-ministra në Qeveritë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 2006 deri më sot (Shtojca 1), të dhëna dytësore, vëzhgim i disa ministrave dhe kabineteve të tyre në kuadër të mbështetjes së qeverisjes së mirë në disa ministri që IRI ndihmoi në periudhën nga 2017 deri në 2020”, theksuan nga IRI.

Theksuan se ky punim ka për qëllim t’u shërbejë të gjithë aktorëve politikë që synojnë ta fitojnë pushtetin ekzekutiv dhe t’i zbatojnë politikat e dëshiruara, për studieusit e pushtetit ekzekutiv dhe qytetarët, për t’i çuar më afër punës së ekzekutivit dhe t’ua prezantojë standardet të cilat duhet t’i respektojnë ministrat për t’u shërbyer më mirë qytetarëve.