Distria Kransiqi fantastike, arrin në finale të “Tokyo 2020” duke i siguruar medalje Kosovës

Distria Krasniqi është përballur me xhudisten mongoliane, Munkhbat Urantsetseg në kuadër të gjysmëfinales në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan lajmi.net.

Marketing

Krasniqi triumfoi në duelet e para ndaj xhudistes kineze, Lin Chen Hao dhe brazilianes, Gabriela Chibana.

Në gjysmëfianle, Distria e filloi mirë ku mongolja e mori një karton të verdhë në min 2:20 dhe pas pak sekondash fitoi një pikë me një lëvizje fantastike.

Distria më pas mori një karton të verdhë, por e detyroi mongolen të marrë edhe një tjetër në min 0:50.

Në kohën e rregullt, Distria mposhti mongolen dhe avancoi në finale.

Në finale Distria Krasniqi do të përballet me xhudisten japoneze, Funa Tonaki./Lajmi.net/