Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka fituar medaljen e argjendtë në Mastresin e xhudos, që po mbahet në Budapest.
Krasniqi humbi në finale nga francezja, Amandine Buchard, në kategorinë -52 kilogram, teksa fitoi 1260 pikë olimpike për Paris 2024, transmeton Klankosova.tv.
Mastersi është gara ku marrin pjesë vetëm 36 më të mirët në kategori dhe që sjell më së shumti pikë olimpike pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror.