Distria Krasniqi ka fituar dy duele për të arritur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, “Tokyo 2020”.
Krasniqi në duelin e parë e mposhti xhudisten kineze, Lin Chen Hao në minutën e parë të përballjes.
Në duelin e dytë ajo pati përballë brazilianen Gabriela Chibana, ndaj të cilës triufmoi me rezultatin 10 -0 ku në fund e mopshti me IPPON.
Distria është vetëm një duel larg medaljes, ajo do të përballet në kuadër të gjysmëfinales në orën 10:00 të kohës tonë lokale.
Krasniqi do të përballet me xhudisten mongoliane, Munkhbat Urantsetseg në kuadër të gjysmëfinales./Lajmi.net/
#DistriaKrasniqi fiton edhe ndeshjen e dyte me Ippon☄️ajo kualifikohet per ne gjysemfinale te #Olympics #Tokyo2020 #kos pic.twitter.com/u35lxckezM
— KosJudoFederation (@KosovaJudo) July 24, 2021