Distria Krasniqi, fiton medaljen e argjendtë në Evropianin e xhudos

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian të xhudos, që po mbahet në Montpellier të Francës.

Marketing

Në kuadër të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria pësoi humbje në finale të këtij evropiani nga xhudistja franceze, Amandine Buchard.

Ndërkaq, deri te medalja e argjendtë, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin e mposhti kroaten, Ana Viktorija Puljiz, kurse në çerekfinale fitoi kundër xhudistes nga Azerbajxhani, Gultaj Mammadaliyeva.

Distria vazhdoi me fitore edhe në gjysmëfinale, duke e mposhtur italianen Odette Giuffrida, kurse në finale u mposht nga francezja Buchard.

Marketing