Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Kampionatin Evropian

17:32 | 16 Prill 2021

Marketing

Distria Krasniqi është përballur në finale me ukrainasen Daria Bilodid.

Distria arriti në finale duke mposhtur në çerekfinale, izraeliten, Shira Rishony dhe në gjysmëfinale triumfoi ndaj ruses, Sabina Giliazova, shkruan lajmi.net.

Në finale, Krasnqi pati duel me ukrainasen, Daria Bilodid.

Krasniqi fitoi duelin me IPPON pasi ukrainasja Bilodid u lëndua dhe nuk mundi të paraqitej në finale.

Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë -48 kg./Lajmi.net/