Distria Krasniqi në finale të Grand Slam Paris

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, është kualifikuar në finale të Grand Slamit të xhudos, që po mbahet në Paris të Francës.

Marketing

Disi shënoi katër fitore dhe një tjetër e kaloi pa luftë në kategorinë -52 kg.

Kampionia tjetër olimpike, Nora Gjakova lufton për medaljen e bronztë në kategorinë -57 kg.

Në të njëjtën kategori, Flaka Loxha u ndal në raundin e tretë.