Dita botërore e fizioterapisë: Fizioterapistët të pakënaqur, s’ka vende punë

Në ditën botërore të fizioterapistëve ,ata shprehin pakënaqsite e tyre nga mungesa e vendeve të punës pas diplomimit.

Marketing

Në vend se të jënë në spital në mesin e pacientëve që kanë nevojë për trajtim fizioterapik pas ndërhyrjeve operative, ata punojnë në krejtësisht drejtime tjera.

Fizieterapistja Dushica Radeva ka një vit që ka mbaruar fakultetin për fizioterapi ,dhe pas refuzimit të aplikimeve në shumë konkurse në klinikat e vendit e njëjta detyrohet të punojë në librari.

Ajo thekson se në konkurset e hapura ,më të kërkuar janë fizioterapistët me shkolla të mesme. Radeva thekson se do të kishte dashur që të përfitojë nga profesioni për të cilin ka mësuar.

“Ne fizioterapistët ,pas diplomimit shpesh jemi të detyruar të ndërrojmë profesionin ,që të fitojmë.Pas disa viteve, ndoshta do të ketë edhe diçka në drejtimin tone, por është shumë e vështirë”, u shpreh Dushica Radeva nga shoqata e fizioterapistëve.

Duke mos pasur mundësi që të realizojnë punën e tyre në shoqëri ,një pjesë e fizioterapistëve punojnë në shtëpi dhe janë pjesë e ekonomisë së zezë thonë nga Shoqata e fizioterapistëve.Ligji nuk ju lejon që vetëm të hapin ordinance private.

“Kur do të egzistonte zgjidhja ligjore, në mënyrë që të rregullohet profesioni, që të kemi mundësi, ne si fizioterapistë, të formojmë shtëpi shëndetësore private ,ordinance, apo çfardo lloj zgjidhje që do ta mbuloj veprmtarinë tone, por mos të jenë sallonë për masazhë dhe rekreim ,sepse ajo paraqet degradim për gjithë profesionit.Ju edini se ne jemi fizioterapistë të dipmomuar, mbarojmë shkollminin prej 4 viteve, dikush prej nesh shkon në specializim për rehabilitim dhe në fund të mbarosh si një njeri që bën masazh”, theksoi Bllazhe Arsov nga shoqata fizioterapistëve.

Rreth 390 fizioterapistë punojnë në institucionet shëndetësore në vend ,ndërsa po aq presin për punë në Agjensinë për punësim .Çdo vit diplomojnë rreth 100 fizioterapistë.