Infermieret dhe mamitë kanë rol të rëndësishëm në mbajtjen e shëndetit të popullatës në botë, qëndron në porosinë e Organizatës botërore të shëndetësisë, me rastin e 7 Prillit, Ditës botërore të shëndetit, motoja e së cilës këtë vit është “Mbështetja e infermiereve dhe mamive”.
“Infermieret dhe punonjësit tjerë shëndetësorë janë në radhët e para në përballjen me koronavirusin dhe në sigurimin e trajtimit dhe kujdesit për pacientët. Dita botërore e shëndetit do ta potencojë statusin aktual të infermiereve nëpër tërë botën. Organizata botërore e shëndetësisë dhe partnerët e saj do të japin një sërë rekomandimesh për përmirësimin e kushteve të tyre për punë”, qëndron në porosinë e OBSH-së.