27/12/2024
Ballina Lajme Rajon Dita botërore e shëndetit mendor,  shqiptarët e kanë tabu të shkojnë të...

Dita botërore e shëndetit mendor,  shqiptarët e kanë tabu të shkojnë të psikologu

OBSH ka përcaktuar 10 tetorin e çdo viti si Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, si një mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e shëndetit mendor.

Marketing

Mjekët ngrenë alarmin se nga viti në vit shifrat e personave që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor po rriten.

Sipas OBSH, me 60% të popullsisë globale në punë, nevojitet veprim urgjent për të siguruar që puna të parandalojë rreziqet për shëndetin mendor dhe të mbrojë e mbështesë shëndetin mendor në punë.

Për të diskutuar rreth kësaj problematike të ftuara në “Vizioni i Pasdites” nën moderimin e Brikena Priftit ishte sipërmarrësja Pranvera Rrapushi, ekspertja e arsimit special Violeta Gjoni dhe psikoterapistja Graciela Mane. Në një lidhje në Skype u bashkua edhe neuroshkencëtarja shqiptare në SHBA, Fatjona Lubonja.

Sipërmarrësja Pranvera Rapushi tha se gati 1 miliard persona në të gjithë botën vuajnë nga problemet e shëndetit mendor dhe kjo është një shifër relativisht e lartë sipas saj. Në studio u disktuan edhe tabutë që kanë ende shqiptarët për të folur rreth problemeve të shëndetit mendor apo ngurrimi që kanë për të shkuar në psikolog apo psikiatër.

Rrapushi: Janë gati 1 miliard persona që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor në të gjithë botën, dhe kjo është një shifër e madhe. Ne akoma në Shqipëri e kemi problem të themi që kemi probleme me ankthin, kemi probleme me shëndetin mendor. E kemi ende tabu. Kjo bën që ose të ndihen të frustruar nga pjesa tjetër e shoqërisë, ose të përpiqen ta kalojë vetë pa kërkuar ndihmën e specialistit. Problemi më i madh qështë që ta pranojnë prbolemnin dhe ta shikojnë si ta zgjidhin nga gjeneza, pra nga vjen ky problem.

Mane: Është rritur tendenca për të kërkuar ndihmë. Po bie pak ajo tabuja për vajtjen nga psikologu sikundër ka akoma pqr të bërë për konsultat te psikiatri, sepse është emri që i tremb. Ne mundohemi ta mbajnë sda më fort të kyçur brenda shtëpisë sonë dhe kur vjen koha për të marrë ndihmë, problemi mund  të jetë bërë më i madh. ka shumë raste kur vijnë bëjnë konsultë te psikologu dhe ne na duhet patjetër t’i referojmë te psikiatri. Mjedisi është një nga faktorët ndikues, por nuk është e gjitha kjo.

Ndërkohë Violeta Gjoni ka sjellë në studio edhe një histori personale, nga e cila ka arritur që të dalë triumfuese. Vajza e saj ndodhet në karrige me rrota dhe ishte vetëm 20 vjeç kur u bë nënë dhe e mësoi lajmin. Sipas saj ishte shumë e vështorë që ta përballonte, por në fund ia doli dhe tani vajza e saj ka mbarruar fakultetin dhe është e punësuar.

Gjoni: Është e vështirë që mjeku të të thotë se fëmija yt nuk do të ecë më kurrë ose nk do të flasë. Periudha e pranimit ka qenë shumë e vështirë, por jo e pamundur, pas disa kohësh shikoja shumë drejtime, mendoja pse mua, si çdo prind sepse familja është gjë e madhe. Pastaj më shkonte mendja në shumë gjëra, çfarë mund të bëj. Unë isha shumë e re, 20 vjeç. Fëmija u sëmur tre javësh, me kohën fillova, kërkuam që të vinim në Tiranë, sepse jetonim në Has dhe e kalova atë fazën e rëndesës emocionale. Ndonjëherë thosha “do pi helm të mbys veten”. Pastaj mendoja se me këtë po shpëtoj veten. Nuk e shikoja dot fëmijën të vuante ashtu. Vajza sot ka mbaruar fakultetin 2-vjeçar për kopshtari dhe është në punë. Punon në postë dhe ja ku jam sot. Përveçse po ndihmoja fëmijën tim, u mendova dhe të mbledh nëna të të njëjti problem dhe sot jemi një grup nënash që ofrojmë shërbime.

Neuroshkencëtarja Lubonja tha se në SHBA, sëmundja mendore trajtohet  njësoj si të gjitha sëmundjet e tjera.

Lubonja: Ka një ndryshim në shoqëri sesi përballemi me këtë sëmundje. Stresi i ndodh çdokujt, por duhet të dimë se si ta trajtojmë veten dhe ku duhet të shkojmë. Duhet të kërkojmë jgithmonë ndihmë sepse ka njerëz që kanë studiuar për këtë. Në Amerikë sëmundja mendore trajtohet njësoj si të gjitha sëmundjet e tjera. Çdo njeri ka stres personal dhe nuk mund t’i bëjmë të gjitha trajimet njësoj. Duhet t’i bëjmë trajtimet individuale.

Ndërsa Mane tha se ankthi në vetvete është simptomë e diçkaje nën sipërfaqe dhe do shumë punë në momentin që identifikohet.

Mane: Ankthi në shumicën e kohës është simptomë e diçkaje tjetër. Ka diçka nën sipërfaqe, që kur fillojmë të identifikojmë shkaqet që manifestohen deri në gjendje nakthi, kuptojmë që ka shumë punë për të bërë aty. Antkhi është prezeënt por jo çdokush mund ta identifikojë.

Rrjetet sociale, sipas Rrapushit, ndikojnë në krijimin e ankthit te të rinjtë dhe adoleshentët, krahas faktorëve të tjerë.

Rrapushi: Ndonjëherë rrjete sociale na kthehen në boomerang të asaj ç’ka vërtet transmetojnë. Të rinjtë i shkojnë këto postime luksi dhe thonë “pse nuk jam unë aty”, apo “pse nuk e kam unë atë”. Ka impakt te të rinjtë./vizionplus.tv      https://youtu.be/OsJy4oFwYSs?si=A7CdF4Izr6k4rmsy

Marketing