Me disa aktivitete në vend po shënohet Dita botërore e Sindromit Daun – 21 Marsi. Ngjarja qendrore do të mbahet sot në Kinotekën në Shkup.
Si vazhdim i projektit të vitit të kaluar “Edhe unë dëshiroj të jem balerinë”, do të jetë pjesë prezantuese e punës së Qendrës Anastasia nga Manastiri përmes filmit dokumentar për xhirimin e video incizimit muzikor për këngën e re të Stefanias “Hey you listen”.
Nesër do të mbahet ngjarja “I’m rocking this extra chromosome” ku do të shiten bluza të dizajnuara me temë Sindromi Daun të punuara nga nxënësit e shkollës së mesme “Zdravko Cvetkovski”.
Më 24 mars do të mbahet gara RUN FOR DOWN në organizim të klubit të skermës Eskrim në Parkun e qytetit.