Sot me fillim në ora 14:00, si pjesë e ngjarjeve që kanë të bëjnë me manifestimin e Ditës së alfabetit shqip dhe 550 vjetorit të ekzistimit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, do të realizohet shëtitje në Çarshinë e Vjetër në Shkup, në të cilën do të marrin pjesë Kryetari i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të cilët do të jenë të kryesuar nga Zëvendës Kryetari i Qeverisë për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Shëtitja në Çarshi do të përfundojë para mozaikut (muralit) tek Sheshi Skenderbe, ku është paraparë foto-sesion, vendosje e luleve para përmendores së Skënderbeut, si dhe deklarata për mediat me rastin e Ditës së Alfabetit shqip dhe 550 Vjetorit të ekzistimit të Skenderbeut.