Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar Ditën e Alfabetit.
Ministri Hasani, ka ndarë një video të veçantë në rrjetet sociale, me mesazhe të fëmijëve shqiptarë të cilët jetojnë jashtë trojeve tona, por kanë ruajtur gjuhën e bukur shqipe.
Ministri thotë se asgjë nuk tingëllon më bukur sot se këto fjalë të fëmijëve të diapsorës për të dashurit e tyre në atdhe.
“Asgjë nuk tingëllon më bukur sot në Ditën e Alfabetit, se këto fjalë të fëmijëve të diasporës për të dashurit e tyre në atdhe”, shkruan ministri. https://www.facebook.com/share/v/1XMqMaBetN/