Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim, Dega Çair mbrëmë ka shënuar ‘Ditën e alfabetit’, duke ndarë mirënjohje për veteranet e arsimit në këtë komunë.
Sot kishim nderin t’i kemi mysafire veteranet e arsimit shqiptarë në Komunën Çair, me rastin e shënimit të festës tonë kombëtare Ditën e Alfabetit të Gjuhës shqipe.
Të gjithë ne jemi të vetëdijshëm se mundin dhe sakrificën të cilën e dhanë veprimtaret tona asnjëherë nuk mund ta kompensojmë dhe nuk do të mund t’ua kthejmë aq sa duhet mirëpo e dijmë edhe se nuk do ta harrojmë asnjëherë atë që ato e dhanë nga vetja për arsimimin e shqiptarëve në komunën tonë. Dhe njëkohësisht, e dijmë se nuk mjafton vetëm përkujtimi i kësaj feste madhështore kombëtare mirëpo festimi i saj në këtë mënyrë simbolike duke u mbledhur këtu për të përkujtuar se nëpër çfarë rrugë të vështira kanë kaluar këto zonja të cilat i kemi ftuar sot për t’u shprehur mirënjohjen e thellë ndaj tyre.
Kryetarja e Forumit të Gruas të BDI-së, Dega e Çair-it në fjalimin e saj, mes tjerash tha: Të respektuara zonja, jam shumë e nderuar që sonte këtu në mesin tonë i kemi punonjëset e shquara të arsimit, veteranet tona të cilat janë më meritoret për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të tëra, në veçanti gjeneratat të cilat sot ne i shohim si kuadro shumë të mirë në çdo pore të shoqërisë tonë, veçanërisht në Shkup. Duke ju uruar mirëseardhje, uroj që sa më shpesh të takohemi në këso lloj takimesh. Ju që jeni shtylla e shoqërisë tonë Ju urojmë që t’u kemi pranë edhe shumë vite dhe të festojmë edhe shumë festa të tjera kombëtare.
Ne këtë takim u nderuan me mirënjohje veteranet znj. Ismete Karanfili, znj. Mazez Projka, znj. Femie Pruthi, znj. Melehat Meqa, znj. Fikrije Qerimi
dhe znj. Halide Palloshi.
Me respekt,
Forumi i Gruas të Bashkimit Demokratik për Integrim, Dega Çair