Dita e Alfabetit Shqip, edhe Hashim Thaçi në Shkup

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta do të qëndrojnë sot në Shkup me rastin e shënimit të 22 nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip.

Marketing

Në orën 19:00, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi merr pjesë në shënimin e 110 vjetorit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Shkup.

Kurse Meta, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, sot do të vizitojnë Çarshinë e vjetër në Shkup.