Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tre shtetet ku shqipja është zyrtare

Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen për të na kujtuar një ditë pushimi më shumë, por rëndësinë e identitetit tonë kombëtar.

Marketing

Në epokën e globalizimit duket se Shqipja po keqpërdoret dhe deformohet.

“Dashurinë e madhe për Gjuhën Shqipe nuk duhet ta kërkojmë vetëm nga mësuesit, por në të gjitha nivelet, nga të gjithë ata që e kanë një ndikim publik. Që nga politikanët, artistët krijuesit, njerëzit që kanë ndjekës. Ata duhet të komunikojnë në një shqipe të pastër, në një shqipe të pasur. Shqipja duhet të jetë e pasur. Në rrjedhë të kohës Shqipja ka marrë e ka lëshuar fjalë. Ajo është pasuruar dhe ne këtë pasuri duhet ta tregojmë”, thotë Teuta Toska pedagoge, studiuese, gjuhëtare.

Sipas studiuesve, në tre shtetet ku Gjuha Shqipe është gjuhë zyrtare, duhet të kenë politika të përbashkëta për lëvrimin më të mirë të shqipes.

“Ne jemi gjuhë zyrtare në tre shtete në Shqipëri, Kosovë, në Maqedoni të Veriut. Situata gjuhësore nuk është e njëjtë në këto tri shtete. Mund të themi se në Kosovë dhe Shqipëri ka më shumë mundësi, jo aq në Maqedoninë e Veriut ndaj dhe duhet të bashkëpunojnë të trija shtetet në mënyrë që të kenë politika të përbashkëta për lëvrimin më të mirë të shqipes.”, thotë më tej Toska.

Alfabeti i Gjuhës Shqipe u unifikua 116 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Sipas znj. Toska, sot mësues të Gjuhës Shqipe në Manastir, por edhe shqiptarët atje kërkojnë më shumë mundësi që ta mësojnë e studiojnë Gjuhën e tyre dhe këtë mundësi duhet tua ofrojë shteti mëmë.

Marketing