Dita e ARM-së: Armata diplomat i qetë që ka siguruar ftesën për NATO

Njëzet e gjashtë vite Armata e Republikës së Maqedonisë e mbron shteti tonë, sigurinë e qytetarëve dhe ndihmon gjithmonë kur ka nevojë. ARM-ja është institucion në të cilin qytetarët kanë gjithmonë besim më të madh, ata janë gjithmonë këtu kur është situata e vështirë dhe u ndihmojnë qytetarëve kur ka problem, ndërsa në botë gjithkund na e zbardhin fytyrën.

Marketing

Këtë sot e deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në Ditën e hapur të ARM-së për qytetarët me rastin e Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë -18 Gushti.

“ARM-ja ka qenë diplomati më i madh i heshtur, i cili në prapavijë e ka siguruar ftesën tonë për anëtarësim në NATO. Dhe për këtë sot jemi këtu që t’u japim respekt dhe mirënjohje të gjitha grave dhe burrave pjesëtare të Armatës – nga ushtarë, nënoficerë dhe oficerë, deri te eprorët më të lartë, gjeneralët dhe kryeshefat, për gjithë atë që e kanë bërë për Maqedoninë”, deklaroi Shekerinska për mediat në Stadiumin ushtarak në Parkun e qytetit në Shkup, ku sot u mbajt Dita e hapur për qytetarët me rastin e përvjetorit të ARM-së.

Ajo theksoi se Armata ekziston për qytetarët dhe shprehu kënaqësi që numër i madh i qytetarëve e kanë pranuar thirrjen e ARM-së që të vijnë sot në ditën e hapur dhe ta shohin pajisjen, njerëzit dhe mjeshtërinë që i kanë dhe të jenë të sigurt në atdheun e tyre.

Tha se këtë vit si Ministri nuk janë koncentruar vetëm në çështjen për ftesën për anëtarësim në NATO.

“Armata kohë të gjatë ka qenë e neglizhuar dhe e harruar dhe duhet të kthehet me hapa konkret. Këtë vit Qeveria ka siguruar 15 për qind rritje për buxhetin e përgjithshëm për mbrojtjen. Kemi siguruar pas shumë viteve, për herë të parë rritje të rrogave të të gjithë pjesëmarrësve të ARM-së për 10 për qind, dhe diçka që është paralajmëruar dhe nuk është realizuar asnjëherë, kemi siguruar për herë të parë pagesë të çmimit jubilar të të gjithë atyre të cilët mbi 15 vute janë në shërbim të Armatës, që vite me radhë nuk është plotësuar”, tha Shekerinska.

Përsëriti se është siguruar edhe kthim i pagesës së kujdestarive për të gjithë pjesëtarët e Armatës, pa përjashtim, si dhe mjete në buxhetin për furnizim të uniformave dhe çizmeve për të gjithë pjesëtarët e Armatës.
Paralajmëroi se në vijim janë furnizime të automjeteve joushtarake dhe makinerisë inxhinierike, të cilat, siç tha, shumë do ta rrisin kapacitetin e Armatës, sidomos për mbështetje të institucioneve civile, ndërsa pritet deri në fund të muajit të ardhshëm të përfundojë edhe remonti i të gjithë helikopterëve.

Paralajmëroi edhe përmirësimin e sistemit kompjuterik dhe mbrojtjes së tij, sepse, siç tha, nuk mund të jeni anëtare e NATO-s, nëse nuk e garantoni sigurinë e informatave.
Shekerinska tha edhe se është shpallur konkurs për kolonel i cili do të dërgohet të jetë i pozicionuar sa më lartë në përfaqësinë tonë ushtarake në Bruksel, dhe se misioni po përforcohet në mënyrë shtesë edhe me një oficer dhe me nëpunës shtetërorë shtesë të cilët do të jenë këshilltarë në misionin.

“Presim që gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm minimum dhjetë oficerë dhe nëpunës shtetëror do ta përforcojnë praninë tonë në Bruksel dhe Mons”, tha ajo.
Me rastin e shënimit të Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë – 18 Gushti sot në stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup ishte hapur ekspozitë e mjeteve ushtarake, teknikë dhe pajisje të ARM-së, e pasur me një numër të madh të aktiviteteve të pjesëtarëve të Armatës.

Qytetarët e vizituan fjalën taktiko – teknike, ku kishin mundësi që përveç mjeteve materiale – teknike, automjeteve ushtarake dhe armatimit të ARM-së, të njoftohen edhe me helikopterin e armatës Mi-8/18.

U shfaqën edhe aftësi ushtarake të pjesëtarëve nga batalioni për qëllime speciale “Ujqit”, pika “Egzircir” e batalionit për nderime, fluturimi i helikopterit Mi-8/18, shfaqja e trajnimit të qenve të ARM-së dhe shfaqja e orkestrës ushtarake.

Vizitorët kishin mundësi të shijojnë fasulen ushtarake të përgatitur nga pjesëtarët e brigadës së logjistikës dhe të masin tensionin e gjakut nga ana e pjesëtarëve të Qendrës ushtarake – medicinale.

Në Ditën e hapur të ARM-së dhe Zyra e NATO-s në Shkup kishte stendën e saj, në të cilën qytetarët mund të informoheshin se çka është NATO.

Në kuadër të shënimit të Ditës së ARM-së dje në Ministrinë e Mbrojtjes u mbajt manifestim qendror në të cilin folën presidenti dhe komandanti suprem i forcave të armatosura Gjorge Ivanov, ministrja Shekerinska, ndërsa u ndanë edhe dekorata, falënderime dhe shpërblime për pjesëtarët e ARM-së.

Në ceremoninë ishte realizuar pranim – dorëzimi i detyrës së kryeshefit të deritanishëm, gjeneral nënkolonel Metodija Veliçkovski gjeneral – majorit Vasko Gjurçinovski.

Marketing