Dita e Dëshmorëve- 5 Maji, Ziadin Sela viziton familjen e dëshmorit Mujdin Aliu

Sot, më 5 maj, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela, ishte për vizitë në familjen e dëshmorit Mujdin Aliu në fshatin Poroj të Tetovës.

Marketing

Mujdin Aliu shërbeu si epror në Brigadën 138 “Agim Ramadani” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku kontributin më të madh e dha në Betejën e Koshares. Ai ra dëshmorë më 14 prill të vitit 1999 gjatë luftimeve të ashpra me forcat jugosllave në mbrojtje të kufirit shqiptaro-shqiptar.

“Sot është Dita e Dëshmorit dhe është ditë që shënohet me manifestime ane kënd viseve shqiptare. Është ditë në nderim të atyre që ditën të sakrifikojnë në mënyrën më të pastër të mundshme. Është dita ku nderohen njerëzit që janë sublimati i pastërtisë dhe qëllimeve më të pastra për popullin shqiptar. Ka një shprehje thotë që çdo kohë ka heronjtë e vetë, ndërsa dëshmorët në këndvështrimin tim dëshmorët janë heronjtë e të gjithë kohërave. Gjithçka që do të bëhej për të manifestuar këtë ditë do të ishte shumë pak. Në krahasim me atë se çka meritojnë. Por unë preferoj që festat shpesh herë të jenë edhe ditë reflektimi, të gjithë ne si prindër, si qytetarë, si politikanë, si profesionistë të lëmive ku ne gjithsecili veprojmë që ku jemi dhe deri ku janë amanetet të këtyre njerëzve të cilët kanë sakrifikuar më të shtrenjtën e tyre: familjen dhe gjakun e tyre. Dhe vetëm duke reflektuar në mënyrë të drejtë dhe të sinqertë, ne do të duhet të arrimë në konstatimin që kemi shumë punë për të bërë , ne kemi nevojë akoma edhe sot e kësaj dite për heronjtë e kësaj kohe”- tha Sela.

https://www.facebook.com/ZiadinS/videos/506775197123311