Dita e dytë e debatit të Komisionit maqedonas-bullgar, Gjorgiev dhe Dimitrov do të informojnë pasdite për bisedat

Dita e dytë e debatit midis historianëve maqedonas dhe bullgarë sot në Klubin e deputetëve në kuadër të takimit të dhjetë të Komisionit bilateral multidisiplinar për çështje historike dhe edukative midis Republikës së Maqedonisë të Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.

Marketing

Komisioni ka nisur bisedimet pas një pauze pothuajse njëvjeçare, ndërsa arsye ka qenë pandemia me Kovid-19, por edhe zgjedhjet të cilat u mbajtën te ne.

Çështjet dhe temat për tejkalimin e mosmarrëveshjeve historiografike, por edhe çështjet që në periudhën e kaluar ishin pengesë në punën e këtij organi u diskutuan dje dhe sot nga anëtarët e Komisionit, dhe në rend të ditës është diskutimi i filluar tashmë në lidhje me harmonizimin e rekomandimeve për tekstet shkollore të historisë të klasës së 7-të në Maqedoninë e Veriut.

Nga ekipi maqedonas në paralajmërimin e takimit të dhjetë i Komisionit thonë se ky takim u krijua për të gjetur një gjuhë të përbashkët për kapërcimin e dallimeve midis dy vendeve në lidhje me ngjarje të caktuara historike, po mbahet në një atmosferë të tensionuar, pasi Sofja vendosi një kusht të ri para Shkupit në lidhje me procesin e integrimit evropian.

Të dy bashkëkryesuesit e Komisionit, Dragi Gjorgiev nga pala maqedonase dhe Angel Dimitrov nga pala bullgare do të informojnë zyrtarisht për përmbajtjen e bisedimeve pas përfundimit të takimit dy-ditor sot në orën 17:45 në Klubin e deputetëve.

Bullgaria së fundmi paraqiti një memorandum sqarues për vendet anëtare të BE, duke mohuar gjuhën maqedonase dhe kombin maqedonas, ndër të tjera, pozicionet e forta të Bullgarisë u konfirmuan edhe në një takim javën e kaluar në Sofje midis ministrave të jashtëm të të dy vendeve, Bujar Osmanit dhe Ekaterina Zaharievës.

Takimi i dhjetë është takimi i parë i Komisionit për këtë vit, takimi i fundit u mbajt në nëntor të vitit të kaluar, dhe në qershor Komisioni mbajti një takim virtual për të diskutuar përmbajtjen e procesverbalit të mbledhjes së nëntë.

Komisioni i Përbashkët Maqedonas-Bullgar deri më tani ka arritur të bëjë disa përparime në lidhje me periudhën antike dhe Mesjetën, por asnjë marrëveshje për çështjen e Goce Delçevit. Deri më tani, për një periudhë prej dy vjetësh, Komisioni ka rekomanduar një përkujtim të përbashkët të pesë figurave historike me rëndësi për historinë dhe kulturën e popullit maqedonas dhe bullgar, por edhe për popujt e tjerë në Ballkan dhe në Evropë – Shën Cirili dhe Metodi, Shën Klimenti, Shën Naumi dhe Mbreti Samuel. Janë miratuar edhe rekomandime për përmirësimin e teksteve shkollore të historisë për klasën e gjashtë në vend dhe klasën e pestë në Bullgari, të cilat i referohen periudhës antike nga e kaluara, si dhe rekomandime për përmirësimin e librave shkollorë për klasën e 7-të / dhe klasën e 6-të.

Puna e Komisionit nuk ka arritur t’i rezistojë plotësisht presioneve të zhvillimeve ditore-politike gjatë dy viteve të fundit. Në punën e këtij Komisioni u pasqyrua edhe pozicioni kornizë i miratuar i Qeverisë bullgare vetëm një javë para Këshillit Evropian më 17 tetor të vitit të kaluar për të vendosur nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të marrin një datë për fillimin e negociatave.

Debati për gjuhën maqedonase u intensifikua vitin e kaluar, pasi ASHAM vjet gjatë fundit të vitit miratoi Kartën e Gjuhës Maqedonase, ndaj së cilës Akademia Bullgare e Shkencës reagoi me një vlerësim se është një dokument i pasaktë dhe i papranueshëm , si dhe se gjuha zyrtare në Maqedoninë e Veriut është një standard rajonal i shkruar i gjuhës bullgare.

Kryetari i ekipit maqedonas në Komision, Dragi Gjorgiev në një deklaratë për Dojçe Vele vitin e kaluar tha se në takimet e Komisionit, përfaqësuesit bullgarë shmangin përdorimin e termave “gjuhë maqedonase”, “komb maqedonas” dhe “kulturë maqedonase” në kuptimin historik.

Sipas tij, anëtarët bullgarë shpjeguan shmangien e mbiemrit “maqedonas” me dispozitat e Marrëveshjes së Prespës, ku ai nuk përdoret për institucionet dhe organet e krijuara nga shteti dhe se në këtë korpus përfshihet edhe Komisioni si një organ i formuar nga Qeveria.