Dita e dytë e fushatës, partitë në takime me qytetarë me respektim të masave të mbrojtjes

Në ditën e dytë të fushatës për zgjedhjet parakohshme parlamentare, partitë dhe koalicionet do ta prezantojnë ofertën e tyre politike në takime me qytetarë, duke i respektuar me atë rast masat për mbrojtje nga Kovid-19. Nuk do të mungojë fushata edhe në rrjetet sociale, si dhe në mediumet tradicionale.

Marketing

Në ditën e dytë të fushatës 20-ditëshe zgjedhore, karvani i Koalicionit “Mundemi” kryesuar nga LSDM do të jetë në Ohër dhe Butel, përderisa Kolaicioni i VMRO-DPMNE-së Për ripërtëritje të Maqedonisë” aktivitetet zgjedhore do t’i prezantojë para qytetarëve të Vevçanit, Strugës, Resnjës, Kumanovës, Shkupit, Gjevgjelisë, Ohrit dhe Gostivarit.

Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa sot do të mbajnë konventa promovuese për kandidatë për deputetë në Tetovë.

Zgjedhjet të mbahen me standarde të larta, kyçe liria e të shprehurit

Dje, në ditën e parë të fushatës zgjedhore, presidenti Stevo Pendarovski porositi se procesi zgjedhor dhe zgjedhjet duhet të mbahen sipas standardeve dhe kritereve të larta, duke e pasur parasysh perspektivën euroatlantike të vendit.

U bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor të kontribuojnë që këto zgjedhje të jenë të drejta, të lira dhe demokratike, siç edhe u obliguan me nënshkrimin e Kodit për zgjedhje të drejta dhe demokratike.

Potencoi se liria e të shprehurit është kyçe për të pasur proces kredibil zgjedhor dhe qytetarët të marrin informata relevante, të vërteta dhe me kohë, me qëllim që të pavarur të sjellin vendimin se kujt do t’ia japin votën.

Edhe kryeministri, Oliver Spasovski porositi se kemi përgjegjësi historike të mbajmë zgjedhje të cilat i ngjajnë një vendi anëtar të NATO-s dhe një demokracie evropiane – vendi, i cili po e hapëron fazën e fundit të anëtarësimit në BE.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të jenë të drejta, demokratike, me respektim maksimal të masave për mbrojtje kundër koronavirusit”, porositi kryeministri, duke potencuar se e drejta e qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, nuk do ta rrezikojë shëndetin e tyre.

Porositi edhe se nuk guxon të ketë kurfarë keqpërdorime gjatë procesit zgjedhor, posaçërisht jo nga ana e funksionarëve shtetërorë.

Porosi parazgjedhore nga dita e parë e fushatës

Në ditën e parë të fushatës partitë ua dërguan disa porosi parazgjedhore qytetarëve, duke bërë thirrje për dalje masovike, duke mos i evituar me atë rast, përplasjet ndërpartiake.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, theksoi se beson në maturinë e popullit, në mbështetjen që do ta marrin. “Të zgjehdim ripërtëritje, ta drejtojmë Maqedoninë, ta shpëtojmë nga regjimi hibrid. Këtë mes tjerash e theksoi Mickoski para qytetarëve të Ohrit, në tubimin e parë parazgjedhor para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 15 korrik.

Ai foli për programin e Koalicionit “Për ripërtëritje të Maqedonisë”, duke cekur se në mbi 300 faqe VMRO-DPMNE ofron mundësi për përparim, për progres, për dalje nga ekonomia gri…

VMRO-DPMNE gjithashtu paralajmëroi se do të zhvillojë fushatë përmes së cilës do të jetë mes popullit nëpër rrugë të qyteteve dhe fshatrave, në pajtim me rekomandimet e autoriteteve shëndetësore.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nga tribuna e djeshme qytetare në Strumicë tha se si do të vendosin qytetarët, në atë drejtim do të na lëvizë shteti.

“Pas të gjitha anketave të mundshme jemi favoritë dhe pres fitore në mënyrë që të kos ketë zhvatje. Nuk na duhen shantazhe nga askush. Përfundoi koha e shantazheve. Nuk mund të shantazhojë as BDI, as cila do parti tjetër politike. Të vetmit që vendosin janë qytetarët, në zgjedhje”, porositi Zaev.

Prezantoi edhe pjesë të programit zgjedhor që kanë të bëjnë me rritjen e ndihmës tek kategoritë e ndjeshme të qytetarëve, rritje të rrogës mesatare për mbi 30 për qind, rrogës minimale për mbi 40 për qind, 600 milionë investime të reja në ekonomi për hapje të vendeve të reja të punës dhe rroga më të larta.

BDI me konventë në Prespë e filloi fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik, ku e promovoi Naser Ziberin si kandidat të tyre për kryeministër të parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

“Pas konsultimeve intensive me shoqërinë civile, botën akademike, ekspert dhe opinion krijues, por edhe me miq e dashamirë, arritëm deri tek emri unifikues dhe meritor për të qenë i pari shqiptar që garon për të thyer edhe kornizën e fundit një-etnike në Maqedoninë e veriut, atë të kryeministrit të vendit dhe ky është Naser Ziberi i cili i ka të gjitha virtytet për të prirë ekzekutivin e vendit drejt barazisë së plotë”, tha Ahmeti.

Lideri i LSDM-së Zaev kon sideron se Ziberi nuk mund ta ndihmoijë BDI-në për 20 ditël, sepse, sipas tij, kësaj partie i uhen katër vite në opozitë që të reformohet.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Mickoski, ndërkaq, për propozimin e BDI-së, konsideorn se nuk bëhet kryeministri në zyre, por se duhet të dalë mes qytetarëve.

Lideri i PDSH-së, menduh Thaçi ditën e parë të fushatës tha se angazhohen për zëvendëskryeministër shqiptar dhe për demokraci konsensuale.

Lideri i Besës, Bilall Kasami nën slloganin “Mundemi” e filloi fushatën nga Zajazi, duke porositur se Besa doli në skenën politike si nevojë për t’u shkatërruar binomi BDI dhe PDSH të cilët thelbësisht nuk ndryshuan asgjë në pozitën e shqiptarëve në vend.

Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa në ditën e parë të fushatës paralajmëruan fitore të përbashkët dhe ndryshim të bllokut 17-vjeçar njëpartiak shqiptar. Ky koalicion sot në Tetovë e fillon fushatën. Thonë se kanë përgatitur program real i cili mund të realizohet në katër vitet e ardhshme.

Partitë dhe koalicionet të cilat do të marrin pjesë në zgjedhje, programet e tyre do të mund t’i prezantojnë deri më 12 korrik në orën 24:00 kur përfundon fushata zgjedhore.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas listave të parashtruara në KSHZ, do të marrin pjesë 15 koalicione dhe parti me 1.598 kandidatë.

Fushata parazgjedhore do të zgjasë deri më 12 korrik në mesnatë.

Marketing