Grubi: Dita e Europës”, këtë vit nderon solidaritetin e botës demokratike, përkrahjen ndaj Ukrainës

Zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi ka uruar 72 vjetorin e themelimit të Bashkimit Europian me një thënie të Robert Schuman – themelues i BE-së.

Marketing

“Europa nuk do të bëhet menjëherë, ose sipas një plani të vetëm. Ajo do të ndërtohet përmes arritjeve konkrete, të cilat së pari krijojnë de fakto një solidaritet. “Dita e Europës”, këtë vit nderon solidaritetin e botës demokratike, përkrahjen ndaj Ukrainës në betejën e saj kundrejt agresionit Rus.

Aspirata e Republikës së Maqedonisë së Veriut për t’iu bashkangjitur Europës ka nisur që nga fillimi i mëvetësisë së vendit. Ne do mbetemi pararojë e saj dhe përherë të lidhur me Europën”, ka shkruar Grubi në Facebook.