Dita e Evropës, vendi pret vendim pozitiv për fillimin e bisedimeve

Evropa sot e shënon ditën e saj 9 Majin – simbol evropian, që së bashku me valutën e përbashkët – euron, flamurin dhe himnin, e prezantojnë identitetin politik të Bashkimit Evropian.

Marketing

Në këtë ditë në vitin 1950 Robert Shuman e prezantoi propozimin për krijimin e Evropës së organizuar, si opsion për mbajtje të paqes në kontinentin e shkatërruar dhe të ndarë nga luftërat. Propozimi, i njohur si “Deklarata e Shumanit” konsiderohet si fillim i formimit të asaj që sot e dimë si Bashkimi Evropian.

Maqedonia e Veriut pret që nga Këshilli i BE-së në qershor do të marrë datë për fillim të bisedimeve. Në atë paraprakisht do të pasojë raport i Komisioni Evropian. Marrëveshje për Ligjin për prokurori publik është një nga kushtet për marrje të raportit pozitiv të Komisionit Evropian.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dje në panel tha se Maqedonia e Veriut tani është duke hyrë në 20 ditët e fundit para publikimit të raportit të sivjetmë të Komisionit Evropian, duke shprehur pritshmëri se ky do të jetë raport në bazë të së cilit vendi do të marrë vendim për fillimin e negociatave me BE-në në qershor.

Tha se pas zgjedhje presidenciale të mirë organizuara, vendi tani është duke hyrë në një stabilitet dhe parashikueshmëri politike.

“Në këto dhjetë ditë do ta koncentrojmë të gjithë energjinë shoqërore, shtetërore dhe politike që të mos lëmë asnjë argument që fillimisht ta marrim raportin më të pastër dhe rekomandimin më pozitiv, por edhe vendimin pozitiv”, tha Osmani.

Paralajmëroi se të premten në Bruksel para Komisionit Evropian do ta ketë fjalimin e fundit para raportit.

Vendi është kandidat që nga viti 2005 për anëtarësim në BE. Në vitin 2001 është i pari nga rajoni që e ka nënshkruar Marrëveshjen e stabilizim – asociimit. Në vitin 2004 aplikoi për anëtarësim, ndërsa në dhjetor të vitit 2005 e mori statusin vendit kandidat.

Në vitin 2009, pas disa reformave të thella në sferat kyçe, e mori për herë të parë edhe rekomandimin e Komisionit Evropian, paralelisht edhe me liberalizimin e regjimit të vizave dhe që atëherë e këndej nëntë herë me radhë, përfundimisht edhe me këtë rekomandim në vitin 2018, KE-ja rekomandon që Maqedonia t’i fillojë negociatat aderuese, por nga shkaqe të njohura politike deri më tani kjo nuk ka ndodhur.

Rekomandimet e Komisionit në vitin 2015 dhe 2016 u miratuan rekomandimet – të kushtëzuara me Marrëveshjen e Përzhinës, implementimin e prioriteteve urgjente reformuese dhe zbatimin e zgjedhjeve korrekte.

Komisioni Evropian në raportin për vendin më 17 prill të vitit të kaluar rekomandoi që vendi t’i fillojë bisedimet me BE-në.

Në shtator të vitit të kaluar vendi e ka filluar skrining procesin shpjegues për aderim në Bashkimin Evropian me Kapitullin 23 Gjyqësori dhe të drejtat fundamentale. Me këtë Maqedonia e Veriut filloi maratonë që do të zgjat një periudhë më të gjatë, gjatësia e së cilës do të varet para se gjithash nga gatishmëria e vendit për ndryshime dhe reforma të thella.

Vendi pritet nga Këshilli i BE-së në qershor të marrë vendim për negociata. Nëse plotësohen kushtet, konferenca e parë ndërqeveritare do të fillonte para fundit të vitit 2019.

Marketing