Studentët ne Shqiperi e mbyllin sot etapën e protestave për vitin 2018.
Kjo e premte do të jetë dita e fundit e protestës për këtë vit, pasi ata do të rikthehen sërish në janar.
Ndërkohë, sa i përket programit për sot, studentët e Akademisë së Arteve dhe disa studentë të tjerë kanë vendosur që të protestojnë para Parlamentit, aty ku do të mbahet një seancë.
Dje Kuvendi rrëzoi dekretin e presidentit Ilir Meta për rishqyrtim të buxhetit të vitit 2019, i cili u kthye duke marrë shkas nga kërkesat e studentëve.
Protestat e studentëve do të vazhdojnë sërish vitin tjetër, pasi universitetet sot mbyllin dyert për shkak të pushimeve për festat e fundvitit.
Prej më shumë se dy javë, studentët protestojnë pasi kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave.