Konkursi publik për angazhim të regjistruesve rajonal dhe instruktorë për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave përfundon sot. Konkursi ishte hapur më 20 korrik dhe së pari duhej të zgjasë deri më 5 gusht, por ishte vazhduar deri më 12 gusht dhe pastaj edhe njëherë deri më 17 gusht.
Enti Shtetëror për Statistikë u bën thirrje të gjithë të interesuarve të paraqiten në aplikacionin elektronik në linqet në vijim: www.stat.gov.mk и https://popis2021.stat.gov.mk.
Kandidatët e interesuar të cilët do të dorëzojnë aplikim elektronik, dokumentet e nevojshme i dorëzojnë vetëm në formë të letrës nëpërmjet postës te Enti Shtetëror për Statistikë, rr. “Dame Gruev” nr.4 në Shkup, fax.p. 506, më së voni deri më 19 gusht të vitit 2021 ose në ditën e testimit të caktuar në hapësirat ku do të zbatohet testimi.
Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahet nga 5 shtatori deri më 30 shtator të vitit 2021.
Në ndërkohë vazhdon vetëregjistrimi elektronik i shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët janë me punë të përkohshme ose qëndrim në vendet e huaja. Vetëregjistrimi i shtetasve të Maqedonisë në vendet e huaja do të zgjasë deri më 30 shtator, kur përfundon Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave.