Dita e hënë, 25 maj, është ditë jopune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Ministria informoi se, në pajtim me Ligjin për festat e RMV-së (“Gazeta zyrtare e RMV-së” nr.21/98 dhe 18/07), 24 maj (e diel) është festë shtetërore – Ramazan Bajram. Po ashtu më 24 maj (e diel) është festë shtetërore “Shën Cirili dhe Metodi” – Dita e iluministëve mbarësllovenë.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ua uron festat të gjithë qytetarëve.