“Dita e Ilindenit” presidentja Davkova fal 5 persona të dënuar me burg

Është publikuar lista e emrave të të dënuarve të cilët do t’u falen dënimet me burg për rastin e festës shtetërore “2 Gushti” – Dita e Ilindenit, transmeton TV21.

Marketing

Nga publikimi në Gazetën Zyrtare, kuptohet se plotësosht do t’u falen dënimet të burgosurve:

 

 

  • Andrej Metodija Mojskoski nga fshati Sellcë dhe
  • Miran Latifi Ismajli nga fshati Sllatinë.

Pjesërisht do të falen të burgosurit:

  • Bllazhe Vlladimir Stojanov – Shtip
  • Vanço Dellçe Kërzhovski – Pehçevë dhe
  • Nenad Dushko Magdeliniq – Shtip.

Vendimet hynë në fuqi sot, pasi janë publikuar dje në Gazetën Zyrtare.

Marketing