Dita e policisë, Nuhiu: Në krye të detyrës mbi 2.500 zyrtarë shqiptar

Zv/Ministri I Drejtësisë, Agim Nuhiu, përmes një postimi në Facebook duke uruar 7 Majin – Ditën e Policisë, ka theksuar se shpreh vlerësime pozitive për përforcimin e kapaciteteve institucionale, operative dhe kriminalistike policore, për procesin e reformimit dhe ngritjen e transparencës.

Marketing

Nuhiu me këtë rast, sic shkruan në Facebook, ka përmendur disa të arritura për shqiptarët në MPB.

-Sot, në Ministrinë e Brendshme në krye të detyrës janë mbi 2.500 zyrtarë shqiptar

-Sot, me sukses dhe përgjegjësi institucionale, kuadrot shqiptar udhëheqin me strukturat e policisë në Strugë, Dibër, Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Shkup, Kumanovë, Manastir, etj.

-Sot, me shumë suksese një femër shqiptare udhëheq stacionin e policisë në Tearcë

-Sot, qëndrojnë të vendosura mbi 50 tabela edhe në shqip që nga stacionet e kryeqytetit e deri në Krushevë

-Sot, çdo ditë janë në përdorim mbi 500 vula edhe në shqip

Të punosh për popull dhe për shtet – k ka shkruar në Facebook, Zv/Ministri I Drejtësisë, Agim Nuhiu.

Marketing